“Tregimi Zoologjik” do të shfaqet nesër në Teatrin e Tetovës (FOTO)

Në skenën e Teatrit të Tetovës, nesër, me fillim prej ora 19:00 do të shfaqet “Tregimi Zoologjik” në regji të Gent Çajanit, transmeton Portalb.mk.

Shfaqja e autorit Edward Albee, vjen në skenë me rolin e aktorëve e Rrahim Ramadani, Granit Vela dhe Berat Mahmuti. Paraprakisht kjo shfaqje është dhënë edhe në Tiranë dhe Strugë.

Shfaqja "Tregimi zoologjik"
Shfaqja “Tregimi zoologjik”

Krahas “Tregimit zoologjik”, në skenën e Teatrit të Tetovës, më 11 nëntor, do të rishfaqet edhe “Një letër e humbur” e regjisorit Kushtrim Bekteshit. Kjo shfaqje deri tash është vlerësuar me një sërë çmimesh në festivale teatrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button