Në Prishtinë sot u kërkua drejtësi për Astrit Deharin

Mijëra qytetarë morën pjesë të martën në marshimin me moton “Një popull për drejtësi”, të organizuar në Prishtinë, në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, njofton REL.

Marshimi nisi nga Sheshi “Skënderbeu”, prej nga qytetarët vazhduan drejt Prokurorisë së Shtetit.

Në këtë marshim morën pjesë familjarë të aktivistit Astrit Dehari, përfaqësues politikë, përfshirë edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe personalitete të tjera.

Kjo ekspertizë ka ngritur dyshime për vrasjen Astrit Deharit.

Andaj, kryeprokurori i shtetit ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për një hetim të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button