Kompania EVN e ka blerë Shtëpinë e Qytetit në bregun e Vardarit

Kompania EVN e ka blerë Shtëpinë e Qytetit në bregun e lumit Vardar, këtë e ka konfirmuar për SDK, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

Siç ka njoftuar ai, EVN-ja ka qenë ofertuesi i vetëm.

“Deri më 31 tetor ishte paraqitja për firmat e interesuara për pjesëmarrje në ankandin elektronik. U paraqit vetëm kompania EVN, kurse ankandi elektronik u mbajt dje. Çmimi fillestar ishte 12.7 milionë euro dhe ai është çmimi në bazë të së cilës Qyteti i Shkupit e ka shitur Shtëpinë e Qytetit. 15 ditët e ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja”, tha Shilegovi.

Shtëpia e Qytetit u nxjerr në shitje më 26 shtator, me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button