Rritja e pagave në arsim, ministri Ademi: Nuk do të shqyrtohet sot në seancë qeveritare

Ndryshimi i ofertës paraprake për rritjen e pagave në arsim, nuk do të jetë në seancën e sotme qeveritare, ka kumtuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar negociata me kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), Jakim Nedelkov, transmeton Portalb.mk.

“Do të duhet të vendosim ditëve në vijim, nëse jo edhe nesër, që të vendosim se çfarë më tutje”, tha sot ministri Ademi.

Mundësia për ndryshim të ofertës paraprake, e cila ishte rritje e pagave në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qind nga prilli i 2020-s, vjen pasi që me të nuk u ndanë të kënaqur Këshilli i SAShK-ut dhe u paralajmërua grevë e përgjithshme për më 11 nëntor.

Që të parandalohet greva, rifilluan negociatat MASh-SAShK. SAShK-u ndryshe nga fillimi që kërkonte rritje të pagës për 25 për qind, tash thotë se e pranojnë ofertën që pagat të rriten për 10 për qind nga janari i 2020-s.

LEXO: Takimi SAShK-MASh, u diskutua për datën dhe për përqindjen e rritjes së pagës
LEXO: Kronologji, si ndryshuan qëndrimet e Sindikatës së arsimit para marrëveshjes përfundimtare
LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button