Mihael Roth: Nuk do ta përmirësojmë Evropën me shkelje të fjalës sonë

Ballkani Perëndimor mbetet provë e qëndrueshmërisë për suksesin afatgjatë të paqes të modelit evropian. Nuk do ta përmirësojmë Evropën duke e shkelur fjalën tonë, thotë ministri shtetëror i Gjermanisë për Evropë dhe zv/ministër i Punëve të Jashtme, Mihael Roth në kolumnën e tij të publikuar në gazetën gjermane “Di Velt”, njofton Portalb.mk.

“Po, patjetër duhet që ta reformojmë Bashkimin Evropian (BE)! Por, thellimi i vonuar i BE-së nuk është në kundërshtim me zgjerimin e saj. BE më e madhe, e cila njëkohësisht do të jetë më e aftë për veprim, më me sovranitet dhe më demokratike, mund të krijojë më shumë siguri për qytetarët e saj. Për atë edhe presidenti i BE-Komisionit në ikje, Junker është plotësisht në të drejtë: “gabim historik” është që shefat e shteteve të qeverive të BE-së më 18 tetor kanë refuzuar që të japin dritë jeshile për fillimin e parashikuar të bisedimeve hyrëse me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mossuksesi është për shkak të njëzëshmërisë së nevojshme”, shkruan Roth.

Ministri gjerman për Evropë thotë se qëllimi prioritar i BE-së patjetër të jetë që të bëhet gjithçka në Ballkanin Perëndimor për paqe, pajtim dhe demokraci. Në të kundërtën, ai thotë se rajonin do t’ia lëshojmë Rusisë, Kinës ose Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button