Icardi tregoi nëse do të largohet nga Interi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se është duke bërë gjithçka për të qëndruar në “Parkun e Princave”, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Icardi gjatë afatit veror është huazuar nga gjiganti francez me mundësi blerje në sezonin e ardhshëm për 60 milionë euro.

26-vjeçari ka thënë se i pëlqen klubi pasi është një ndër më të mirët në botë, transmeton KosovaPress.

“Do të shohim në fund të sezonit nëse do të qëndroj. Dua të bëj gjëra të mira, të luaj për një klubi si PSG ka shumë rëndësi, pasi është një ndër klubet më të mira në botë. Është hap i mirë në karrierën time. Do të bëj gjithçka për të qëndruar”, deklaroi ai.

Futbollisti argjentinas ka thënë se ishte drejtori sportiv Leonardo, që e ka bindur për t’u transferuar në Paris.

“Më thirri për t’i ndihmuar klubit, ishte shumë i rëndësishëm në zgjedhjen time. Më tha se mund të rikthehem si lojtar i rëndësishëm pasi gjërat ishin komplikuar në Milan. Kisha oferta tjera, por ishte mirë të vija në Paris”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button