RMV, reduktimi i ndotjes së ajrit dhe menaxhimi me mbeturinat, prioritet në raportin për mjedisin jetësor nga KB

Deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë arritur rekomandimet nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara () dhe në mënyrë intensive punohet në zgjidhjen e problemit e ajrit të ndotur dhe menaxhimit me mbeturinat. Këtë e tha ministri i mjedisit jetësor, Naser Nuredini gjatë promovimit të rishikimit të tretë të kushteve të mjedisit jetësor, e organizuar nga KEKBE dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor (MMJPH), njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se ndotja e ajrit dhe menaxhimi me mbeturinat janë të caktuara si çështje prioritare në raportin e pranuar, dhe që qeveria po punon në harmonizimin e legjislacionit.

“Në mënyre intensive po punojmë në përshtatjen e legjislacionit dhe po i rishikojmë ligjet, por do theksoja se kjo nuk është problematikë e një institucioni, duhet të bashkëngjiten edhe ministritë tjera, sektori biznesit, mediumet edhe sektori qytetar si dhe qytetarët që bashkërisht të gjejmë zgjidhje për situatën momentale në lidhje me ambientin jetësor”, tha Nuredini.

Antoni Nunes, menaxher i programeve të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (KEKBE), tha se me këtë raport bëhet vlerësimi i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe që përfshin edhe tema nga ekonomia dhe se mjedisi jetësor. Ky nuk është obligim i vetëm një institucioni specifik, por edhe i ministrive dhe institucioneve të tjera.

“Po zbatohet program për subvencionet si dhe është rritur vetëdija qytetare. Gjithashtu, duhet të merren masa për të reduktuar ndotjen nga transporti, nga prodhimi i energjisë elektrike dhe nxehjes, duhet dhe të ndryshohet programi për uljen e ndotjes së ajrit i vitit 2018 në mënyrë që të zbatohen masat nga vlerësimi për përmirësimin e ndotjes së ajrit”, theksoi Anton Nunes.

Sipas Kalinka Gaber, sekretare shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, qeveria ka identifikuar pesë prioritete, të përcaktuara në programin e saj, si dhe nga këndvështrimi i një shteti kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është zotuar që të harmonizojë legjislacionin e shtetit me atë të zhvillimit të qëndrueshëm të BE. Sipas saj, kjo kërkon një qasje ndër-sektoriale, në partneritet me të gjithë palët e interesuara.

Nevena Georgievska nga Iniciativa 02 tha se mungojnë inspektorë, ende më shumë mungojnë inspektimet nga inspektorët e Ministrisë së Brendshme, për arsye se vetëm inspektorët nuk mund të përballen me atë që po ndodh në teren, sidomos me deponitë e egra dhe vendet ku digjet gjithçka. Ajo tha se nuk pret zvogëlim drastik të ndotjes, për arsye se nevojitet zgjidhje sistematike dhe duhet të ketë kontrolle të vazhdueshme për të u parandaluar djegia e mbeturinave. Sipas saj, djegia e deponive të egra nuk është burimi i vetëm i ndotjes dhe se kontrolli në objektet industriale është gjithashtu i nevojshëm.

Ndryshe, Në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka filluar sezoni i ndotjes, thuajse çdo ditë është regjistruar koncentrim i lartë i grimcave helmuese PM10 në ajrin e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës.
Qeveria dhe ministritë përgjegjëse janë në shënjestër për mos-zbatimin e masave kundër ndotjes. Me moton #Revolucioni Gjelbër, iniciativa vendase Fridays for future, për 29 nëntor (e premte) ka paralajmëruar marsh të ri për ajër të pastër.
Disa ministri në krye me atë të ekologjisë lajmëruan mobilizimin urgjent të të gjitha inspektorateve kompetente shtetërore dhe lokale për të siguruar mbulimin 24 orësh në terren, por të hënën ministri Nuredini nuk u dha përgjigje konkrete gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button