Austriakët e kanë blerë “Ohridska Bankën”

Dje është kryer ndërrimi i pronësisë së “Ohrdiska Bankës” pasi që aksionet i janë shitur “Shtaermerkishe Banka” dhe “Shparkasen AG”, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shkruajnë nga Banka, “Shtaermerkishe banka” dhe “Shparkasen AG”, në pajtim me të drejtën austriake, kanë marrë 472.839 aksione dhe 91,5733% të të drejtës së votës.

Prej atje sqarojnë se grupacioni “Sosiete Zhenerall”, shoqëria e organzizuar sipas të drjetës franceze me seli në Pariz i ka shitur të gjitha 384.844 aksione të dhëna nga “Ohrdiska Banka” dhe me atë pjesëmarrjen në kapitalin aksionar në bankë e ka sjellë në zero.

Detajet për marrjen zyrtare të “Ohridska Bankës” nga ana e “Shtaermerkishe Banka” dhe “Shpargasen AG”, por edhe planet e ardhshme të bankës zyrtarisht do t’i prezantohen opinionit më 8 nëntor të vitit 2019-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button