Sasoli i revoltuar kërkoi “të përcaktohet më mirë pozita e BE-së në Ballkan”, ngaqë “zhgënjimi s’duhet të na ndjekë”

Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sasoli i revoltuar ka kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) ta përcaktojë më mirë pozitën e tij në Ballkanin Perëndimor, ngaqë, zhgënjimi që u ngjallë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri nga mosçelja e negociatave anëtarësuese, nuk duhet ta ndjekë BE-në, transmeton Portalb.mk.

“Ka shumë shtete që janë të bindura se procesi i negociatave duhet të fillojë sa më shpejtë që mundet. Ne kemi pasur, siç e dini disa vërejtje dhe rezerva të cilat tashmë i kemi deklaruar, nga ana e disa shteteve, por ne jemi të bindur se mendimet e tyre në këtë moment do të shqyrtohen sërish dhe ngaqë zhgënjimi që u pasua në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri nuk duhet të na ndjekë. Kjo duhet të tejkalohet, me guxim, sepse ne duhet ta përcaktojmë më mirë hapësirën e Bashkimit Evropian. Ju e dini se Ballkani Perëndimor është në atë hapësirë. Kemi histori të përbashkët, traditë të përbashkët dhe ndjeja të përbashkëta. Në aspekt natyror, kjo do të jetë fuqia jonë, do të jetë trashëgimia jonë, e cila do t’u takojë të rinjve të Maqedonisë së Veriut, të cilët procesin e integrimit në BE e shohin si proces natyror”, tha Sasoli.

Më tej, në fjalimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Sasoli ka përsëritur qëndrimin që kundërshton pjesëtarët e Komisionit Evropian (KE) duke thënë se mosçelja e negociatave në tetor, nuk është një gabim historik, por një pauzë e cila do të rifillojë më vonë.

“Nuk ka ndodhur një “jo” e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, as një gabim historik, por është një ngecje, një pauzë që do të kthehemi sërish në atë rrugë”, tha Sasoli.

Paraprakisht, Sasoli ka mbajtur takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferime koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe përfaqësues të partive tjera politike, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me presidentin, Stevo Pendarovski.

Vizitën në RMV Sasoli e ka filluar dje, me të rinjtë në hapjen e “Shtëpisë Evropiane” në ish hapësirat e delegacionit të BE-së në Shkup, dhe vjen pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian, me të cilën kërkohet nga liderët evropianë që ta rishqyrtojnë vendimin për mosçeljen e negociatave anëtarësuese në muajin tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button