Ruskoska duhet të ketë kritere të njëjta si për gazetarin si për urithin

Prokurorja Vilma Ruskoska në një intervistë televizive, në pyetjen nëse e kanë gjetur urithin dhe nëse është bërë hetimi në lidhje me rrjedhën e dokumenteve të rastit “Reket”, dha deklaratën në vazhdim e cila mund të vlerësohet si jokonsekuente:

Për fat të keq, jo…Nuk është bërë hetim për shkak se shumë njerëzve, të cilët kanë qenë në kontakt me lëndën do t`ju shkaktohet pakënaqësi të mëdha…një numri të madh të njerëzve. Paramendoni tani dhjetëra personave, ndoshta edhe më shumë, duhej t`ju merren telefonat për ekspertizë, përsëri, nuk është e këndshme…shihni nëse nuk jeni fajtor dhe ju merret telefoni për minimum një muaj, dy, tre, dhe me siguri do të pritet sepse në këtë sektor ka shumë pak njerëz, ndërsa shumë lëndë për t`u hulumtuar dhe paramendoni si do të ndjeheshit ju…

[Burimi: 24 Otvoreno – Intervitsë me Vilma Ruskoska (prej minutës 15 deri në minutën 21), dat 29.10.2019]

ARSYETIM:

Udhëheqësja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar Vilma Ruskoska gjatë një interviste në emisionin “24 Otvoreno”, dha deklaratën në lidhje me rastin “Reket”, e cila mund të vlerësohet si jokonsekuente edhe atë në dy aspekte, njofton Vërtetëmatësi.

Por, për opinionin së pari duhet të rikujtojmë se kopja e dokumentit, i cili është klasifikuar si sekret, e publikoi gazetari i portali Infomaks, me çka Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti akuzë kundër gazetarit për zbulimin e fshehtësisë shtetërore, me çka rrezikon burg preh tre deri në pesë vjet.

Duke u nisur nga kjo komunikatë zyrtare e  Prokurores, arrijmë te aspekti i parë i deklaratës jokonsekuente të prokurores Ruskoska. Në fakt,  në pjesën e fundit të deklaratës është shkruar fjalia në vijim:

Duke pasur parasysh rrethanat se si kjo dosje ka dal nga regjistrat e lëndës dhe si është dorëzuar gazetarit të akuzuar për tu publikuar, prokuroria do të ngrejë padi penale nëse vërtetohet se cili person e ka dorëzuar dhe për këtë të sigurojë fakte. 

Ky pasazh është shumë i qartë. Do të ngrihet procedurë penale nëse vërtetohet se kush është urithi dhe të sigurohen fakte. Që të vërtetohet kjo Prokuroria duhet të fillojë hetimin. Sepse nuk ka kush tjetër, as me Kushtetutë, as edhe me ligj.

Prokuroria Publike është organi i vetëm dhe i pavarur i cili ndjek autorët e krimeve dhe akteve të tjera të përcaktuara me ligj dhe kryen veprimtarit të tjera të përcaktuara me ligj. (Kushtetuta e RMV, Neni 106, alinea e parë dhe Ligji për Prokurori Publike, Neni 2)

Prokuroria, siç deklaroi Ruskoska, nuk ka ngritur hetim. Aspekti i dytë i jokonsekuecës në deklaratë është pikërisht arsyeja e mos ngritjes së hetimit. Ajo thotë, “do të ishte shumë e pakëndshme për shumë persona”…”për dhjeta ose më tepër”. Përse kjo jokonsekuencë?

Sepse sipas Kushtetutës, në shtet një prej vlera themelore është “sundimi i të drejtës” (Neni 8), ndërsa “Qytetarët para Kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë” (Neni 9, alineja 2). 

Deklarata e Ruskoskës mund të interpretohet edhe nga opinioni se disa qytetarët janë të privilegjuar, ndërsa disa në ndonjë pozitë të caktuar. Gazetari kundër të cilit është ngritur akuzë nuk është dashur që të publikoi fshehtësi, por po ashtu edhe urithi, i cili ka dorëzuar dosjen ka kryer vepër penale. Por, para qeverisë, gazetari dhe urithi nuk trajtohet njëjtë, sepse “do të ishte e pakëndshme për shumë njerëz”, të cilët, punojnë në institucionet gjyqësore.

Për shkak të argumenteve të dhëna dhe sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” deklaratën e prokurores Ruskoska e vlerësuam si jokonsekuente. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button