RMV: Benzina shtrenjtohet, dizeli lirohet

Komisioni Rregullator për Energjetikë, sot vendosi çmime të reja të derivateve të naftës.

Çmimi i benzinave prej sonte në mesnatë do të rriten për gjysmë deri në një denarë për litër, ndërsa dizeli do të lirohet për gjysmë denarë për litër.

Eurosuper Bs-95 shtrenjëtohet për gjysmë denarë dhe një litër do të shitet për 67.5 denarë, ndërsa Eurosuper Bs-98 do të shtrenjëtohet për një denarë dhe një litër do të kushtojë 70 denarë.

Çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të zvogëlohen për gjysmë denarë.

Një litër dizel do të shitet për 61.50 denarë ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 50 denarë.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetike, për 0,302 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 HC dhe do të kushtojë 33.134 denarë.

Si arsye për çmimet e reja të derivateve të naftës nga KRRE-ja theksojnë ndryshimin e çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit edhe atë rritja tek benzina mesatarisht për rreth 2,18 për qind dhe ulja për rreth 1,5 për qind tek dizeli dhe për 1,94 për qind tek vaji ekstra i lirë, si dhe për 0,29 për qind kurs më të lartë i dollarit në krahasim me denarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button