Kur lindën termat politikë “e majta”, “e djathta”, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Të gjitha flamujt amerikanë që ndodhen aktualisht në Hënë, janë zbardhur tërësisht si pasojë e rrezatimit nga dielli, dhe nga mungesa e atmosferës.

Në vitin 1954, një avion në të cilin po udhëtonte shkrimtari amerikan Ernest Heminguej rrëzohet në Afrikë. Ai dhe miqtë e tij u shpëtuan, dhe u hipën në një avion tjetër, i cili shpërtheu në flakë në pistë. Pasi pa se dera e avionit ishte bllokuar, Heminguej përdori kokën e tij si çekiç, e goditi derën 2 herë, dhe arriti të dale jashtë. Pas asaj ngjarje shkrimtari nisi të bëhej paranojak, dhe pretendonte se po përgjohej nga FBI. Ai u shtrua në spital, duke u trajtuar me elektroshok. Më vonë u zbulua se në fakt ai ishte vënë nën vëzhgim nga FBI, me urdhrin personal të shefit të saj Edgar Huver.

Termat “e majtë” dhe “e djathtë”, u shfaqën për herë të parë gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789, kur anëtarët e Asamblesë Kombëtare ishin ndarë në mbështetës të mbretit në të djathtë të presidentit të Asamblesë, dhe mbështetësit e revolucionit në të majtë të tij.

Vullkani Point në Filipine është një ishull brenda një liqeni, në një ishull më të madh brenda një liqeni

Avokati francez Andre-Francois Raffray, nënshkroi një marrëveshjes me një zonjë 90-vjeçare, sipas së cilës ajo do t’i jepte apartamentin e saj, në qoftë se ai i paguante 500 dollarë çdo muaj për pjesën tjetër të jetës së saj. Në fakt gruaja u bë njeriu më i vjetër që jetoi në botë, edhe për 30 vjet të tjera. Ajo madje jetoi edhe më shumë sesa avokati, që deri atëherë kishte paguar 180 mijë dollarë, një shumë që ishte sa dyfishi i vlerës së apartamentit.

Kisha Katolike e bëri në fshehtësi shenjtor Siddhartha Gautama (Buda), pas kristianizimit të historisë së jetës së tij në shekullin XIV.

Eksploruesi grek Piteas ishte i pari që pa akullnajat veriore të Arktikut, fiset gjermane, dhe vizitoi Britaninë e Madhe në vitin 325 P.E.S. Ai ishte gjithashtu i pari që tha se baticat detare shkaktohen nga hëna, transmeton Bota.al.

Në vitin 1561 mbi qytetin e Nurembergut në Gjermani, u raportua një betejë e madhe hapësinore. Sipas dëshmitarëve, në rrethinat e qytetit pati përplasje të objekteve misterioze që fluturonin në hapësirë.

Deri në vitet 1960, fëmijët e varfër zviceranë shiteshin në ankand tek fermerët nëpër fshatra, për t’u shfrytëzuar në punët e vështira të bujqësisë dhe blegtorisë.

Në momentin e hedhjes së bombës atomike në Hiroshima të Japonisë më 6 gusht 1945, në qytet gjendeshin një numër i papërcaktuar të burgosurish amerikanë të luftës.

Stafi i serialit të famshëm amerikan “Friends”, fitoi të paktën 88.5 milionë dollarë gjatë secilit prej 10 sezoneve të tij.

Peticioni që ka marrë më shumë nënshkrime në Australi, plot 792.985 firma, u paraqit në parlament në vitin 2000, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të birrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button