Më shumë se 2.5 milion denarë dëmshpërblim do të marrë Verushevski nga shteti

Zoran Verushevski, ish agjenti do të marrë mbi 2.5 milion denarë si dëmshpërblim, transmeton Portalb.mk.

Gjykata themelore civile në Shkup vendosi që me 2 milion e 580 mijë denarë të dëmshpërblehet Verushkevski  pasi pjesërisht i është pranuar padia. Verushevski kishte kërkuar dëmshpërblim prej shtetit në vlerë prej katër million e 104 mijë denarë.

Ai kërkoi dëmshpërblim për shkak të 344 ditëve të kaluara në paraburgim për shkak të lëndës “Puç” dhe për posedimin e paautorizuar të armës.

Rasti “Puç” u hap në janar të vitit 2015 nga pushteti i kaluar kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev filloi t’i publikojë “bombat”.

“Në rastin “Puç” të dyshuar për “dhunën ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, përveç Zaevit, ishte edhe ish-agjenti Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button