Haradinaj si i dorëhequr thërret për nesër mbledhje të Qeverisë (Dokument)

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thirrur për nesër mbledhje të Qeverisë.

Nga dokumenti që e ka siguruar Klan Kosova, në rend të ditës janë katër pika: aprovimi i procesverbaleve të disa prej mbledhjeve të kaluara, shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit.

Haradinaj pas dorëheqjes së tij i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese nëse ka të drejtë të thërrasë mbledhje por përgjigja nga Kushtetuesja kishte qenë se çështjet e ngritura nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të kësaj gjykate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button