Shqiptarja puth meshkuj të ndryshëm për të bërë fotografi perfekte për rrjete sociale

Me gjeneratën e tanishme të lidhur fort për rrjetet sociale, nuk është e befasishme që udhëtimet nëpër botë po bëhen kryesisht për të shkrepur momentin më të përkryer për Instagram.

Dhe një grua ka qenë shumë e qartë në kërkesën e saj për këtë fotografi perfekte, duke zbuluar se ajo u kërkonte të huajve ta puthin atë në disa nga vendet më të famshme të botës, shkruan “Daily Mail”.

Kristiana Kuqi, nga Kosova, thotë se ka kërkuar nga “një mashkull i rastësishëm” që ta puthte atë para Kullës së Eiffelit në mënyrë që ajo të mund të “pretendonte duke thënë se po kalonte një kohë romantike në Paris”, transmeton Koha.net.

Kuqi, e cila së fundmi ka marrë diplomë universitare dhe jeton në Virginia, SHBA, këtë fotografi e ka postuar në profilin e saj në Twitter dhe ka shkruar se shpreson që mashkulli që e ka puthur “është mirë”, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo ka postuar edhe një fotografi tjetër ku shihet duke u puthur me një mashkull të panjohur para Koloseumit në Romë.

“Shpresoj që kjo nga Roma është e mirë po ashtu”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Por, duket se ajo nuk ishte e kënaqur me vetëm këto dy fotografi dhe ajo postoi edhe një fotografi të tretë ku shihet duke puthur një zjarrfikës. “Dhe zjarrfikësi i cili iu përgjigj zjarrit në një ceremoni martesore që isha në Kentucky. Shpresoj që edhe ai është mirë po ashtu”, shtoi ajo.

Qëkur ka postuar këto fotografitë, ato kanë marrë mbi 60,000 komente në të cilat njerëzit e lavdëronin guximin e saj dhe madje disa të tjerë kanë pranuar të kenë bërë të njëjtën gjë.

Duke iu përgjigjur një prej shumë komenteve admiruese në Twitter, Kristiana shtoi: “Kjo gjë vërtet të bën me nerva, por të kënaq shpirtin. Thjesht kënaqem në pjesën tjetër të ditës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button