Shekerinska raportoi për ndryshimet në Ligjin për shërbime në armatë

Radmilla Shekerinska, Ministrja e Mbrojtjes sot zhvilloi bisedë me gazetarë, duke u ndalur të Ligji për shërbime në Armatë dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e RMV-së në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Me ndryshimet mundësohet dhënie bursa të rinjve me qëllim të fitojë kuadro deficitare, si për shembull mjek dhe inxhinierë. Në këtë mënyrë të rinjtë do të kenë mbështetje në studime, ndërsa Armata do të mund mbështet me njohuritë e tyre pas përfundimit të fakultetit dhe në vazhdimësi do të mund të krijohen kuadro dhe i cili është i domosdoshëm pa të cilin nuk mund të funksionojë një armatë moderne e NATO-s”, tha Shekerinska.

Shekerinska u ndal edhe te ndryshimi i fundit, ndihma prej 7 mijë denarë për sigurimin banesor, duke vazhduar me daljen në pension në moshën 55 vjeçare dhe me 40 vjet stazh me 80 për qind nga dhjetë vitet më të mira gjatë punës.

“Për herë të pari i vendosëm edhe njohuritë gjuhësore si një prej kushteve, posaçërisht për gradat më të larta të oficerëve”, tha Shekerinska.

Shekerinska theksoi se këto ndryshimet ligjore dëshmojnë se jemi me meritë anëtar të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button