fbpx

Takimi Sasoli – Zaev: Maqedonia e Veriut duhet të hyjë shpejt në BE

David Sassoli, kryeparlamentari i Parlamentit Evropian (PE) pas takimeve me të rinjtë në Shkup, ai vazhdoi serinë e takimeve me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin, transmeton Portalb.mk.

“I jam mirënjohës gjithë pushteteve dhe institucioneve për këta takime, i jam mirënjohës Talat Xhaferin për të folur për demokracinë. Ne po përballemi jo me regresin, por me ngecjen. Në anën tonë janë gjithë institucionet evropian, se RMV duhet të hyjë në BE shumë shpejt”, deklaroi Sassoli.

Ai tregoi se si të rinjtë e Maqedonisë së Veriut kanë shumë besim në vlerat evropiane.

“Ne gjithmonë kemi çështje të mëdha për të zgjidhur, të definojmë hapësirat evropiane, pastaj çështja e sigurisë, patjetër të përballemi me sfidat globale”, deklaroi Sasoli.

Në konferencën e përbashkët Sassoli-Zaev, ky i fundit faleminderoi mysafirin për kontributin e tij në rrugën eurointegruese të RMV-së.

“Sa është e madhe mbështetja e tij për vendin tonë drejt BE-së, tregon fakti se ky është vendi i parë që e viziton. Kjo vizitë është mundësi e mirë për të shprehur mirënjohje. Gjithë kishim pritshmëri të arsyeshme, për t’i filluar negociatat me BE-në dhe të bëhemi anëtarë të plotë të BE-së”.

Kryeministri Zaev premtoi se do të vazhdojë me reformat, të cilat janë të nevojshme mbi të gjitha për qytetarët. Gjithashtu premtoi se do të triumfon në luftën kundër korrupsionit.

LEXO: Kryetari i Parlamentit Evropian debatoi me të rinjtë e RMV-së, ai pret nga ata të mos demotivohen
LEXO: Kryeparlamentari Evropian, David Sasoli me të rinjtë e filloi vizitën zyrtare të parë në RMV (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close