U takua Albin Kurti me Zoran Zaevin

Albin Kurti, kandidati më i votuar për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, sot në Shkup u takua me Zoran Zaevin, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, deklaroi Kurti.

Ai premtoi se do të vazhdon bashkëpunimin me kryeministrin e RMV-së në të ardhmen.

Kurti ishte i shoqëruar në takim me kandidatët për deputet, Fitore Pacollin dhe Liburn Aliu.

Përveç autostradës Shkup – Bllacë, në takim si prioritete janë theksuar si të mirëseardhura lidhjet rrugore midis Tetovës dhe Prizrenit si edhe formimi i kapaciteteve në vendkalimin kufitar Jazhincë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button