Kush do ta zëvendësojë Niko Kovaqin në FC Bayern

Skuadra gjermane, Bayern Munich, mbrëmë ka bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me menaxherin kroat, Niko Kovaq.

Kjo për shkak të performancës së dobët të klubit bavarez gjatë kohës së fundit, njofton Klan Kosova.

Derisa ky klub të përcaktohet për trajnerin e ri, asistenti Hansi Flick do të jetë drejtues i gjigantit gjerman.

Sipas Goal, tre emra janë në dispozicion për t’i zënë vendin menaxherit kroat.

“Emrat e profilit të lartë janë Jose Mourinho, Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button