Filloi FNT “Othello”, Gostivari në festë teatrore (FOTO)

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar dje ka filluar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrove (FNT) “Othello”, njofton Portalb.mk.

Atë e shpalli të hapur artisti Adrian Aziri dhe Berat Saliu.

Aziri deklaroi se me hapjen e festivalit, qyteti i Gostivarit ka hyrë në festë teatrore.

“Othello” do ta kthejë Gostivarin në qytet feste, debati dhe promovimi”, tha Aziri. 

Berat Saliu ka falënderuar Argjend Hasanin dhe të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët siç deklaroi, janë munduar të jenë më të mirët.

“Punët e mëdha bëhen me miq, shokë dhe artdashës. Dhe ne këtë jemi munduar ta bëjmë më së miri, duke përzgjedhur njerëzit më të mirë si selektorin, regjisori Qëndrim Rijani, profesori i artit figurativ Burhan Ahmeti, dhe Hajdar Hajdari si menaxher”, tha Saliu.

Në kuadër të mbrëmjes së parë, është dhënë shfaqja përshëndetëse “Jashtë bie borë” e Teatrit të Tetovës, ndërkaq, sot do të prezantohet Sarajeva, me shfaqjen “Ay, Carmela” e Teatrit të Luftës. “Ay, Carmela” është e autorit Jose Sanchis Sinisterra, ndërkaq në skenë vjen në regjinë e Robert Raponja.

FNT "Othello 2019"
Shfaqja “Jashtë bie borë” në FNT “Othello 2019”

Më 5 nëntor, do të shfaqet Teatri “Jordan Haxhi Konstatinov Xhinot” – Veles (Maqedoni e Veriut), me shfaqjen “Krimet e shekulli XXI”, e autorit Edvard Bond, në regji të Vladimir Milçin.

Nata e katërt, 6 nëntori do të prezantojë shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit”, produksion i Qendrës Multimedia Prishtinë – Kosovë. Autor është Jeton Neziraj, ndërkaq regjisore Blerta Neziraj.

Më 7 nëntor, do të shfaqet Turqia, me Teatrin e Bursës. Ajo sjellë në Pallatin e Kulturës shfaqjen “Lindja e Barbarës”, e autorit Duygu Ergun, në regji të Ece Okay.

Nata e fundit, 8 nëntori me të cilin edhe përmbyllet edicioni i tretë i FNT “Othello”, do të paraqet Teatrin “Aleksandër Moisiu”  – Durrës (Shqipëri), me shfaqjen “Shirli Valentina”, të autorit Willy Russell, në regji të Driada Dervishi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button