Omer Ajdini u zgjodh kryetar i Forumit Rinor të ASh-së

Omer Ajdini është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), në konferencën e parë që u mbajt dje në Pallatin e Kulturës në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Pas emërimit, Ajdini ka thënë se rinia e ka thënë fjalën e saj, se duan demokraci, barazi dhe mundësi.

“Sot, në Tetovën e Arben Xhaferit rinia e tha fjalën e saj: Ne duam demokraci, barazi dhe mundësi. Ne kemi nevojë të na besojë populli dhe strukturat e partive, sepse veçmë jemi në procesin e emancipimit. Ndryshimin nuk do ta bëjmë, sepse kemi kuptuar se edhe duhet dhe mundemi ta bëjmë”, tha Ajdini.

Sela në konferencën e Forumit Rinor të ASH-së
Sela në konferencën e Forumit Rinor të ASH-së

Në fjalimin e tij gjatë konferencës, lideri i ASh-së, Ziadin Sela i bëri thirrje rinisë që të kthehet dhe rreshtohet krah Aleancës që me 12 prill të sillet ndryshimi.

“Kthehu është amaneti i çdo prindi kur ka përcjellë fëmijët. Ne sot përcjellim këtë amanet dhe porosi ndaj rinsië sonë ndaj gjithë atyre rinistëve, jo vetëm të zhgënjyer nga kapja e shtetit, nga krimi dhe korrupsioni, kushtet jonormale në arsim, shëndetësi dhe duke mos pasur siguri minimale kanë ikur. Kthehu është zëri i rinisë sot, forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët. ASH merr përsipër që të kthejë dinjitetin dhe të ardhmen tuaj. Kthehuni është mesazhi i rinisë është sot ndaj të gjithë atyre”, theksoi lideri i ASH-së, Ziadin Sela në kuvendin e forumit rinor të mbajtur në Tetovë.

Omeri shumicën e votave nga 600 delegatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button