Xhaferi në Budapest kërkoi që BE-ja sa më shpejtë të gjejë gjuhë të përbashkët për metodologjinë e re

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi në Takimin e 9-të të kryetarëve të parlamenteve të Evropës Juglindore për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), ka kërkuar që për metodologjinë e paralajmëruar Franca, shtetet e BE-së të gjejnë gjuhë të përbashkët sa më shpejtë, njofton Portalb.mk.

“Për çështjet e brendshme të pazgjidhura të vetë Unionit dhe nevoja për rishqyrtimin e metodologjisë për negociatat aderuese, kërkojmë dhe inkurajojmë që të gjendet gjuhë e përbashkët sa më shpejtë që mundet ndërmjet liderëve të vendeve mirëpo, ndryshimi i rregullave ose po vendosja e kushteve të reja për lojtarët në një lojë ose aplikacion moti të filluar, pas tejkalimit të pengesave të paparashikueshme, pas marrjes së vendimeve shtetërore jashtëzakonisht të vështira të cilat bënë përçarje të thella në shoqërinë tonë, ne nuk mund të pajtohemi për këtë as që mund të kërkojmë pëlqim prej qytetarëve tanë”, tha Xhaferi.

Ai më tej ka thanë se çfarëdo alternativa eventuale të procesit të aderimit për të cilat ekzistonin disa mendime në takimet në Bruksel dhe në Luksemburg, se mundet ne duhet të vihemi në ndonjë kategori fqinjësie të BE-së.

Ai më tej ka deklaruar se për RMV-në nuk ka alternativë tjetër përpos integrimit në BE dhe NATO.

“Përveç kësaj, për fitimin e legjitimitetit plotësues në veprimin e mëtutjeshëm, liderët politikë vendosën ta kthejnë mandatin te qytetarët dhe ti ftojnë të prononcohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për rrugën e mëtejme të vendit, edhe pse mundem me përgjegjësi dhe me siguri t’ju them se – për ne nuk ekziston alternativë tjetër përpos asaj që është nënvizuar prej pavarësimit të vendit, gjegjësisht anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe NATO, vazhdim edhe më i përpiktë i reformave, për të mirën e qytetarëve tanë, për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë, për Evropën në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Xhaferi.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria dështuan të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Si rezultat i kësaj, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev thirri në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button