Ndërroi jetë ish-kryetar i Komunës së Graçanicës

Ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, ka vdekur të dielën në moshën 49 vjeçare, njofton Koha.net.

Lista Serbe përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se vdekja e Stojanoviqit është humbje e madhe për skenën politike serbe.

“Humbje e madhe për familjen Stojanoviq, por edhe për skenën politike serbe, është shkuarja e hershme e Bojan Stojanoviqit, i cili në vitet e fundit, si anëtar i Listës Serbe, ka dhënë kontributin për unitetin e serbëve në Kosovë dhe në luftën për jetë më të mirë të qytetarëve tanë”, thuhet në reagim të Listës Serbe në Facebook, shkruan rel.

Stojanoviqi ishte kryetar i Komunës së Graçanicës prej vitit 2009 deri në vitin 2013. Së fundi, ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave të Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button