Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia e Kina, çmenduri dhe kërcënim për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, njofton Koha.net.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Serbia po vijon të armatoset me pancirë, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa këtë e quan “çmenduri”.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, shkroi Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button