“Muri Strakosha”, mediat italiane befasojnë portierin shqiptar

Lazio mundi në “San Siro” Milanin dhe ngjitet në vendin e katërt në Serie A.

Bardhekaltrit iu falën golave të Ciro Immobiles dhe Angel Correas për të sigluar 3 pikë me shumë vlerë. Një paraqitje fantastike ka zhvilluar edhe portieri shqiptarë, Thoma Strakosha. 24-vjeçari u tregua vendimtar më tre pritje spektakolare ndaj Calhanoglu dhe Castijello, njofton Ora News.

Mediat italiane kanë lartësuar paraqitjen e Strakoshës, duke e justifikuar edhe për golin e Milanit që nuk erdhi për faj të tij. “Eurosport” e ka vlerësuar me notën 6 gardianin lacial nën motivimin se tregohet i kujdesshëm sa herë nevojiten ndërhyrjet e tij. Edhe për “Corriere Dello Sport”, nota është e lartë 6.5.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button