Senatorja Elen Konve-Mure: Për RMV-në ska alternativë tjetër pos BE-së, Franca punon në metodologjinë

Gjatë takimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), senatorja franceze, Elen Konve-Mure ka deklaruar se për RMV-në nuk ka alternativë tjetër pos Bashkimit Evropian (BE) dhe ka njoftuar se Franca është duke punuar në metodologjinë e re të zgjerimit që u diskutua pas Samitit të BE-së, transmeton Portalb.mk

Këtë e kumtuan kryetari i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Hari Lokvenec, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi.

“Porosia ishte se anëtarësimi ynë i plotfuqishëm nuk ka alternativë tjerët as në kuptimin format, por edhe atë thelbësor. Periudha tranzitore është e lidhur me ndryshimin e procedurave të brednshme që lidhen me zgjerimin e cila do të zgjasë shkurt”, tha Lokvenec.

Se Franca është duke punuar në metodologjinë, deklaroi Grubi.

“Ajo ka përcjellë informatën se në Paris është duke u punuar në metodologjinë e re për zgjerimin e cila do t’u ofrohet shteteve anëtare të BE-së”, tha Grubi.

Milloshoski ka deklaruar se, në takim është thënë se derisa pritet metodologjia e re, RMV-ja duhet të vazhdojë të punojë në reforma.

“Ajo që u theksua ishte se Maqedonia duhet të vazhdojë të punojë në reformat të cilat janë të rëndësishme, dhe në këtë kontest, kushtimisht thënë, duhet të ketë edhe zgjedhje parlamentare të mira në bazë të të gjitha standardeve të OSBE-së dhe BE-së”, tha Milloshoski.

Në vazhdën e vizitës, senatorja franceze ka marrë pjesë edhe në konferencën e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kushtuar zhvillimit të mbrojtjes evropiane.

Ndërkaq nesër, më 5 nëntor ajo do të vizitojë varrezat e ushtarëve francezë në Shkup dhe Shtëpinë Përkujtimore-Muzeun, që u hap në maj të vitit 2018, për të nderuar 3000 ushtarët e rënë për Francën, të cilët prehen aty.

Kjo vizitë është pjesë e Strategjisë Franceze për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet e besimit dhe miqësisë, që ndërlidhin Senatin Francez me Kuvendin e Maqedonisë, dhe me qytetarët në tërësi. Vjen pasi RMV-ja nuk arriti të marrë datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, pasi presidenti francez, Emanuel Makron ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket. Siç sqaroi ambasadori i Francës, Kristian Timonie, këtë metodologji Makroni do ta sqarojë gjatë vizitës që do ta realizojë në kryeqytetin e RMV-së, Shkup dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button