#RevolucioniGjelbër – Fridays for future paralajmëron marsh të ri për ajër të pastër

Me moton #Revolucioni Gjelbër, iniciativa vendase Fridays for future, për 29 nëntor (e premte) ka paralajmëruar marsh të ri për ajër të pastër, që duhet të fillojë prej orës 17 nga Ministria për mjedis jetësor, e të përfundoojë para Qeverisë.

“Eja së bashku t’i themi JO ndotjes së ajrit dhe neglizhencës së institucioneve për mjedisin jetësor! Të themi JO për 3.500 raste fatale në nivel vjetor si pasojë e ndotjes së ajrit!”, është thirrja e aktivistët.

Në sqarimin përse protestojnë, Fridays for future thekson që më 29 nëntor, lëvizja për drejtësi klimatike sërish do t’i zaptojë rrugët në të gjitha qytetet botërore.

“Gjatë javës për ardhmërinë në shtator 7.6 milionë protestues e shprehën pakënaqësinë nga politikat klimatike të liderëve botëror. Këtë herë, thirrja për shpëtim të ekosistemit planetar është drejtuar kah Madridi, ku nga 2-10 dhjetor do të mbahet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshime klimatike (COP25). Vendimet që do të miratohen në këtë konferencë do të jenë me rëndësi të kritike për ardhmërinë e qytetërimit njerëzor”, thuhet në njoftim, transmeton Radiomof.

Derisa bota kërkon zgjidhje për krizën klimatike, theksojnë aktivistët, këtu ballafaqohemi me ndotje të ajrit si kurrë më parë. Theksojnë që në këtë ambient toksik më shumë se 3.500 njerëz vdesin nga sëmundje lidhur me ndotjen e ajrit (të dhëna nga Banka Botërore), kurse të tjerët mundohen sa më shpejtë ta braktisin shtetin.

“Shkaku për ndotjen tek ne, dhe për ndryshimet klimatike më gjerë, është i njëjtë: nënshtrim i plotë i të gjithë sektorëve ekonomikë ndaj industrive fosilike të kontrolluara nga elitat e biznesit dhe indiferencë totale e elitave politike për çfarë do përballje me këtë sistem të paqëndrueshëm”, deklarojnë nga Fridays for future.

Aktivistët kërkojnë ndryshim radikal të prioriteteve politike dhe transformim radikal të organizimit ekonomiko-shoqëror, i cili, siç thonë ata, do ta flakë filozofinë egoiste të klasës në pushtet dhe në vend të parë do ta vë njeriun e thjeshtë.

“Në të kundërtën, përgjigja jonë do të jetë radikale. Në përditshmëri, e cila gjithnjë e më tepër po i ngjan Çernobilit, nuk kemi më asgjë për të humbur. Duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme, nga masiviteti i këtyre protestave varet nëse do ta dëgjojnë kërkesën tonë për kushte elementare për jetë. Të gjitha protestat paraprake në lidhje me ndotjen kanë qenë tepër të vogla për t’i detyruar autoritetet të përkushtohen në zgjidhjen e të njëjtës. Bashkëngjitni me ne, ta bëjmë këtë protestë më të madhen deri tani, për shkak se kjo na prek të gjithë neve dhe vetëm në këtë mënyrë do të na dëgjojnë!” thuhen në njoftimin për marshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button