Vazhdojnë përpjekjet kundër zjarreve në Kaliforni

Autoritetet kanë anuluar urdhërat e evakuimit në disa komunitete fermere ndërsa zjarrëfikësit bënë përparime në shuarjen e një zjarri në pjesën jugore të Kalifornisë. Zjarri Maria ka shkatërruar pothuajse 40 kilometra katërorë sipërfaqe ndërsa kërcënohen më shumë se 2 mijë e 500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

“Mund të shihen flakët ndërsa gjatë natës zjarret duken si skëterrë. Shikon vetëm zjarr dhe tym. Përpiqesh të dallosh sa larg ndodhesh dhe ndjenja e perceptimit të distancës ndryshon”, thotë John Grether pronar i një ferme me avokado dhe agrume, transmeton VoA.

John Grether thotë se ka humbur rreth 10 hektarë me pemë avokadoje.

“Kjo kokërr avokado është djegur nga jashtë. E ndava në mes dhe mund të shihet se sa është dëmtuar brenda. Këto fruta do të bien nga pemët dhe përfundimisht nuk mund të shiten.”

Zyrtarët thonë se zjarri Maria filloi të enjten në një kodër në veriperëndim të qytetit Los Angeles, dhe thuhet se shkëndijat e krijuara nga rrjeti elektrik mund të kenë qënë shkaktari.

Edhe zjarre të tjera janë shkaktuar nga shkëndijat e dala nga rrjeti elektrik si pasojë e përplasjes së telave nga erërat e forta.

Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kaliforninë Jugore tha se kishte aktivizuar linjën e tensionit të lartë prej 16 mijë voltësh rreth 15 minuta para se të shkaktohej zjarri. Kompania tha se do të bashkëpunonte me organet hetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button