Një zyrtar i lartë i anti-ekstremizmit qëllohet për vdekje në Moskë

Kryesuesi i Qendrës Kundër Ekstremizmit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Ibrahim Eldzharkiyev, u qëllua për vdekje në Moskë të shtunën.

Hetuesit konfirmuan identitetin e tij dhe të viktimës tjetër që është vëllau i Eldzharkiyevit. Një hetim kriminal është duke u zhvilluar lidhur me këtë rast, transmeton REL.

Eldzharkiyevi i kishte mbijetuar një sulmi në janar ku tre truproje mbetën të plagosur në kufirin mes Ingushetisë dhe Çeçenisë. Ai ishte emëruar kryesues i Qendrës Kundër Ekstremizmit vitin e kaluar pasi Timur Khamkhoyev që mbante pozitën në atë kohë ishte dënuar me 7 vjet burg për keqtrajtim të të burgosurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button