BE do të krijojë polici financiare për të luftuar pastrimin e parave

Bashkimi Evropian do të formojë një organ qendror për të luftuar aktivitetet e pastrimit të parave, pasi një seri skandalesh të profilit të lartë kanë nxjerrë në pah dobësitë e Evropës në parandalimin e fluksit të parave të pista në bankat e saj.

Ministrat e financave pritet të autorizojnë zyrtarisht Komisionin Evropian që të bëjë rekomandime për një “organ të ri ekzekutiv të pavarur me fuqi direkte”, sipas një drafti që duhet të miratohet në një takim dhjetor.

Misioni i këtij organi është të jetë një institucion financiar policor, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian për kujdesin e duhur dhe garancitë e tjera.

Franca dhe Hollanda janë më të zëshme për të mbrojtur formimin e këtij organi të ri për të shmangur krizat e reja.

Evropa është dëmtuar nga disa skandale, më e madhja prej të cilave ka qenë pastrimi i parave ruse përmes Bankës Daneze në shumën 30 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button