Bologna ëndërron Ibrën, Sabatini kërkon sponsorë për pagën

Bologna ëndërron të transferojë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç dhe drejtuesit e klubit janë shumë pranë plotësimit të dëshirës së trajnerit Sinisa Mihajloviç që të ketë në dispozicion bomberin 38-vjeçar.

Sipas mediave italiane, Walter Sabatini ka kontaktuar nga afër me Mino Raiolën dhe ka mësuar se Ibra është gati të firmosë për emilianët, nëse i ofrohet një pagë prej 8 milionë eurosh për një sezon e gjysmë në “Dall’Ara”, transmeton TCH.

Aktualisht drejtuesit e Bolognës po punojnë për të gjetur sponsorë që do të marrin përsipër të paguajnë një pjesë të madhe të pagës së Ibrës, duke qenë se vetë klubi nuk mund të shpenzojë aq shumë.

Megjithatë gjërat duken në rrugë të mbarë, pasi me ardhjen e mundshme të gjigantit suedez, Bologna do rriste ndjeshëm të ardhurat nga marketingu, ndërsa skuadra do të përfitonte edhe në planin e cilësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button