Kosova me fanellë speciale edhe për Anglinë, e prezantoi FFK-ja

Federata e Futbollit në Kosovë ka prezantuar mbrëmjen e djeshme fanellën me të cilën “Dardanët” do të luajnë në ndeshjen vendimtare eliminatore përballë Republikës Çeke, ndërsa sot një fanellë speciale për takimin me Anglinë, shkruan Top Channel.

Ka qenë vetë FFK-ja që nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale ka prezantuar dy fanellat që “Dardanët” do të veshin në dy takimet e fundit eliminatore të Euor 2020-ës.

Kujtojmë që Kosova do të luajë në Republikën Çeke më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të presë Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Përfaqësuesja “Dardane” është pretendente për një vend në Europian, por natyrisht që vendimtare do të jetë transferta çeke.

Fanella për ndeshjen ndaj Republikës Çeke:

Fanella me Çekinë
Fanella për ndeshjen me Anglinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button