RMV, Legalizimi i ndërtimeve pa leje nuk do të jetë një euro për metër katror

Legalizimi i ndërtimeve pa leje me ligjin e ri nuk do të jetë një euro për metër katror, ka njoftuar sot ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski pas vendosjes së shtyllës së parë të largpërçuesit nga Shtipi në Probishtip. Ai të martën do ta prezantojë informatën dhe nevojën e miratimit të ligjit të ri për legalizim të ndërtimeve pa leje, njofton MIA.

“Komunalet do të jenë diku 100 për qind që është një lloj dënimi prej 50 për qind, plus UNESKO do të jetë jashtë nga ai Ligj që të mos kemi dilema absolutisht se do të ndodhë atje diçka edhe më tej. Personat me rrezik social janë të përfshirë në këtë pjesë, kanalizimet. Megjithatë mirë është së pari të kalojë informata në Qeveri dhe propozim ligjin ta dorëzojmë dhe më pas do të jeni plotësisht të informuar”, ka thënë Sugareski.

Ligji është bërë bashkë me komunat dhe BNJVL-në, ndërsa qëllimi është të zgjidhen objektet që për momentin nuk mund të legalizohen, konform Ligjit ekzistues.

I pyetur se si do të ndikojë mbi qytetarët dhe firmat të cilët ndërtojnë legalisht, Sugareski ka shpjeguar se ata që kanë ndërtuar ilegalisht do të paguajnë gjoba dhe komunale.

“Do të marrim për shembull Shtipin që për momentin ka 4.000 ndërtime pa leje ose nuk di, një grumbull nëpër shtet. Ne patjetër t’i zgjidhim, ata patjetër të kenë status juridik”, tha Sugareski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button