ASH: Skandaloze! BDI emëron maqedonas të përkujdesen për zbatimin e gjuhës shqipe

Partia “Aleanca për Shqiptarët” ka reaguar sot përmes një kumtese duke thënë se përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të nëpërkëmbet edhe në institucionet ku udhëheqin shqiptarët.

Sipas tyre, Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve si institucion i sapoformuar, i cili kontrollon zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe sidomos gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë më e folur në nivel territorial, shumicën e të punësuarve duhet ta ketë shqiptarë. 

“Parashtrohet pyetja se si kuadri i BDI-së me anë të punësimeve të nacionaliteteve tjera do të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, kur në vendet kyçe udhëheqëse punësohen maqedonas.” thuhet në kumtesë.

Aleanca për Shqiptarët ka shpalosur disa numra nga konkursi me numër: 242/2019 për punësimin e 5 të punësuarve.

Sipas A.SH, gjithsej janë punësuar 3 të nacionalitet maqedonas, një i punësuar shqiptar dhe një i nacionalitetit rom.

1. Këshilltar shtetërore për lekturim – të nacionalitetit maqedonas.

2. Këshilltar shtetëror për bashkëpunim qeveritar dhe marrëdhënie me publikun – të nacionalitetit maqedonas.

3. Shefi i Njësisë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, Sektori për mbështetje të Drejtorit – të nacionalitet maqedonas.

4. Shefi i njësisë për lekturim, Sektori i përkthimit dhe lekturimit – shqiptar.

5. Bashkëpunëtor për monitorimin, promovimin dhe mbrojtjen e përdorimit të gjuhës, Sektori për Planifikim, Koordinim dhe Zhvillim – të nacionalitetit rom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button