U mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë “Jahja Kemal Bejatli”

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, të organizuar nga Lidhja e Shoqatës së Organizatave Joqeveritare Turke në vend (MATUSITEB) në Hamamin e Daut Pashës u mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë “Jahja Kemal Bejatli”, njoftojnë nga kabineti i ministrit për kulturë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë eveniment morën pjesë ministri i Kulturës i Maqedonisë, Hysni Ismaili, kryetari i MATUSITEB, Husrev Emin, përfaqësuesit e skenës politike, përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave turke në vend, poetët nga Maqedonia e Veriut dhe nga 7 vendet ku krijojnë poetët me origjinë turke.

Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se Jahja Kemal Bejatli, i cili u lind në Shkup, është një emër që la gjurmë në shekullin e 20-të.

“Kam kënaqësi të veçantë që MATUSITEB, përmes Mbrëmjes Ndërkombëtare të Poezisë Turke – Jahja Kemal Bajtli, po bashkohet në mënyrën e saj autentike në zbatimin e politikave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar kulturën e secilit entitet veç e veç. Poetë nga 7 vende të botës dhe nga vendi ynë këto ditë në Shkup po e përhapin kulturën e Republikës së Turqisë përmes krijimtarisë së tyre, por flasin edhe për pasurinë e shoqërisë multikulturore”, tha ministri Ismaili, duke uruar për një edicion të suksesshëm të evenimentit poetik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button