RMV, është shpallur thirrja publike për subvencione për integrimin e sistemit për gaz në automjete, ja sa para mund të merret

Të gjithë qytetarët të cilët nga sot do blejnë apo integrojnë sistem për gaz në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën për subvencionimin e 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 18.000 denarë, konkretisht 300 euro. Këtë e parasheh masa e re e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për subvencionimin e qytetarëve të cilët do vendosin sistem të këtillë në automjetet e tyre. Këtë masë kundër ndotjes së ajrit, sot e shpalosi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njofton Portalb.mk.

Thirrja publike do zgjasë 30 ditë nga dita e publikimit dhe do bazohet në principin “i pari i ardhur, i pari i shërbyer.”

Siç njoftoi ministri, për të marrë subvencione pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje, pas ditës së shpalljes së njoftimit publik duhet të blejnë apo integrojnë sistem me gaz, metan apo ndonjë lloj tjetër alternative për makinat, në ndonjë prej kompanive të cilat ofrojnë shërbime të tilla. Për këtë qëllim janë ndarë 15 milionë denarë.

“Pasi të ketë rregulluar sistemin në automjet, pronari duhet t’i referohet Shërbimit Teknik i cili do ta konfirmojë riparimin dhe pronari I automjetit do të dërgohet në MPB, ku duhet të raportohet për riparimin e bërë.
MPB pronarit të automjetit i lëshon një referencë, i cili pastaj  e dërgon në shërbimin teknik për të kontrolluar përputhshmërinë e riparimit.

Shërbimi teknik e kontrollon automjetin, përgatit procesverbalin dhe lëshon një konfirmim të konstruksionit të pajisjes së instalimit (i njohur si ATEST) dhe një letër shoqëruese. Me çertifikatën dhe letrën, pronari i automjetit  drejtohet në sportel në MPB( në shërbim teknik apo stacion për kontroll teknik) ku merr patentë shoferi të ri në të cilën evidentohet riparimi i bërë konkretisht, se është montuar sistem për gaz, metan apo ngjashëm.
Procedura nga momenti në shërbimin teknik deri në lëshimin e lejes  së re të vozitjes zgjat jo më shumë se 2 deri në 3 ditë.” shpjegoi Bekteshi.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

-Aplikacion i plotësuar  dhe deklaratë nga aplikuesi për kërkesë,

-llogari fiskale me faturë,

-kopje e noterizuar e çertifikatës së regjistrimit të automjetit, ku është evidentuar ndryshimi,

– fotokopje e letërnjoftimit,

– numri i llogarisë së transaksionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button