RMV, ndotja alarmante e ajrit, këto masa u paralajmëruan nga ministritë

Mobilizimin urgjent të të gjitha inspektorateve kompetente shtetërore dhe lokale për të siguruar mbulimin 24 orësh në terren, zbatimin e kontrolleve emergjente për korrektësinë dhe funksionimin e filtrave në objektet industriale si dhe inspektimin e zbatimit të protokollit të kontrollit të pluhurit nga ndërtimi, sidomos në rrugët dhe ndërhyrjet e tjera të mëdha të infrastrukturës nga inspektorët e ndërtimit. Këto janë masat urgjente kundër ndotjes alarmante të arjit në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Masat i bëri publike, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini pas seancës koordinative të premten me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Nuredini theksoi se në mënyrë plotësuese do të intensifikohet bashkëpunimi me vetëqeverisjet lokale, shërbimet e inspektimit komunal dhe organizatat qytetare, veçanërisht në fushën e raportimit të ndotësve të mundshëm, sanksionimin e autorëve dhe gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për tejkalimin e problemit.

Siç tha ai, ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të kompetencave të saj ka realizuar disa aktivitete, duke përfshirë mapimin e të gjitha kapaciteteve që ndodhen pranë stacioneve matëse të Sistemit të Monitorimit Shtetëror, duke zëvendësuar instrumentet me defekt në pesë stacione matëse, ndërsa deri në dhjetor të këtij viti do të zëvendësohen instrumentet matëse me defekt të grimcave PM 10 në stacionet matëse në Lisiçe, Veles, Kavadar dhe Gostivar.

Gjithashtu, kanë filluar aktivitetet për akreditimin e laboratorit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe pritet që procesi të përfundojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
LEXO: RMV, Laboratori i MMJPH pa pajisje dhe pa akreditim por i zënë me pushime vjetore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button