Maqedoni e Veriut, policia zbuloi 14 emigrantë në Vaksincë

Policia e Maqedonisë së Veriut në fshatin Vaksincë të Kumanovës zbuloi 14 emigrantë të cilët ishin nga India, Pakistani dhe Afganistani, transmeton Portalb.mk.

“Pas një urdhri të mëparshëm gjyqësor, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera të B.A. (44) nga fshati Vaksincë me ç’rast janë zbuluar 14 migrantë (6 nga India dhe nga 4 nga Pakistani dhe Afganistani)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Më tej thuhet se personi B.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button