Kryetari i gjykatës penale, Ivan Xholev i mbron gjykatësit të cilët i kthyen në ri-gjykim lëndët e PSP-së

Kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1, Ivan Xholev i ka mbrojtur gjyqtarët, të cilët për shkak të skadimit të 90 ditëve pa gjykim efektiv të çështjeve të PSP-së, i kanë kthyer ato të fillojnë nga fillimi. Mes tyre është aktakuza më e vjetër e PSP-së për “Dhunë dhe shuplaka në Qendër”, ku i akuzuari i parë është ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, e që zgjatë më shumë se tre vjet, njofton Portalb.mk.

“Gjykatësit paraprakisht kishin caktuar disa seanca dëgjimore për këto lëndë. Por, në periudhën e pushimeve vjetore të gjyqësorit në korrik dhe gusht, u ndërlidh momenti i rishpërndarjes së çështjeve gjyqësore të cilat i drejton PSP-ja, pasi prokurorja speciale Katica Janeva përfundoi në paraburgim. Me kërkesë të prokurorëve të PSP-së të cilët  prisnin nënshkrim për kompetencë për të vazhduar të njëjtat raste, gjykimet e desh të shtyhen. Në ato rrethana, rezultoi që të bëhen 90 ditë pa gjykim dhe si rezultat gjyqtarët, siç kërkohet me ligj, u desh të kthejnë katër gjykime. Të gjitha janë për fajin e palëve, përveç në rasti “Tortura”, ku një anëtar i porotës, i cili nuk punonte në gjykatë, hoqi dorë, por që për shkak të tij cilit gjyqtari u desh ta kthejë çështjen krejt nga fillimi, por pa lexuar gjithçka që është bërë deri në atë çast si te të gjitha çështjet ku kanë skaduar 90 ditëve, por me ftesa fizike të dëshmitarëve dhe përsëritje të çdo gjëje që është punuar, rishtazi”, tha të premten, Xholev.

Ndërsa në pyetjen, përse ato procese gjyqësore që zgjasin rreth dy vjet nuk janë përfunduar dhe nuk kishte aktgjykime para se Katica Janeva të paraburgoset e tani të mos kishte kthim për shkak të transferimit të çështjeve në prokurorinë e rregullt, Xholev tha:

“Unë flas me gjyqtarët çdo ditë për dinamikën e procedurave gjyqësore që ata i drejtojnë, është sugjeruar që gjykimet, veçanërisht ato me interesi ë lartë publik, duhet të zhvillohen me ritëm më të shpejtë, por kjo nuk është e domosdoshme me çdo kusht.  Gjykatësit janë të pavarur “.

Deri më sot, Prokuroria për krim të organizuar ka ngritur tre aktakuza për korrupsion në Gjykatën themelore Shkup 1:

Ndërkaq, nga gjithsej 20 lëndë gjyqësore të cilat i ka udhëhequr Prokuroria Speciale Publike (PSP), vetëm dy kanë përfunduar në tërësi dhe është sjellë aktgjykim. Lëndët e PSP-së i kanë karakterizuar edhe parregullsi në procedurë dhe anulime të shpeshta të seancave gjyqësorë. Këto janë të dhënat e “Dosjes gjyqësore” që u publikua nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button