Edhe nga burgu, ish prokurorja speciale, Katica Janeva kërkon të paguhet

Ish-Prokurorja speciale, Katica Janeva nga paraburgimi në Shutkë ka dërguar në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime, kërkesë që asaj t’i caktohet apanazhë (të merr para nga shteti). Kërkesa e saj do të shqyrtohet në seancën e parë të ardhshme të komisionit, njofton Portalb.mk.

“Shkresën e parë deri te komisioni e ka dërguar avokati Irena Frçkoska në emër të personit Katica Janeva. Disa ditë më vonë morëm kërkesë edhe personalisht nga Katica Janeva. Edhe me kërkesën  e parë edhe me të dytën kërkohet apanzahë për zonjën Katica Janeva. Ne do të prononcohemi për këtë çështje në seancën e parë në radhë”, tha kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski në seancën e së premtes.

Zyrtarët të cilët i emëron Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti kanë të drejtë ligjore për të marrin pagë nga shteti, më së shumti deri një vit, pas përfundimit të mandatit.

Janeva është në paraburgim që nga 21 gushti kur u arrestua si i dyshuar në çështjen “Reket”. Ajo u shkarkua nga parlamenti më 14 shtator, një ditë para se t’i skadonte mandati.

LEXO: Ruskoska e konfirmoi se ekziston fotografi e Katica Janevës me 50.000 euro kesh

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki 13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button