RMV, normat e pasakta lejojnë korruptimin gjatë punësimit në sektorin publik

Ekziston mospërputhje serioze në legjislacionin e punësimit në sektorin publik, i cili lë shumë hapësirë ​​për korrupsion, paralajmëruan “Transparensi Interneshënël – Maqedoni” dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), njofton Portalb.mk. Të dhënat nga projekti që ata e zabtojnë për të vlerësuar ndjeshmërinë nga korrupsion në politikat për punësim në sektorin publik flasin se së paku në 19 ligje, ka 46 pika për ndjeshmëri nga korrupsioni.

“Procedurat e punësimit në sektorin publik janë seriozisht të ndjeshme ndaj korrupsionit. Sa më shumë rregulla të pasakta, aq më shumë ka hapësirë ​​për korrupsion. Ekziston një mospërputhje serioze e ligjeve, zgjidhje të ndryshme në ligje sistemore dhe të tjera, kritere të paqarta “- thotë Sofka Pejovska Dojçinovska nga KSHPK.

Ndër “mangësitë e instaluara” të ligjeve, në analizat e tyre theksohen disa që lënë hapësirë ​​për punësim sipas dëshirës së secilit, në institucionet shtetërore dhe publike. Për shembull, në Ligjin për mbrojtje shëndetësore është vërtetur sa ka kritere të pabarazuara ose të paunifikuara, në bazë të të cilave theksohet nevoja reale për punësime të reja në institucionet për mbrojtje shëndetësor, përkatësisht mungesës së kushteve që institucionet ta justifikojnë nevojën për punësime të reja.

“Kjo mund të rezultojë me stër-punësim në disa institucione shëndetësore, ndërkohë në disa tjera të ketë më pak të punësuar”, përfundohet në analizë, e cila rekomandon që nevoja për punësime të reja të bazohet në akte nënligjore për organizim dhe sistematizim të brendshëm ose në një plan vjetor të punësimit.

Për më tepër, ky ligj lejon edhe shpërdorim të punësimit me afat të caktuar, ndërsa analiza ka vërtetuar se nuk është parashikuar as përbërja e komisionit për zgjedhjen e kandidatëve.

Një akt të ngjashëm mundëson edhe Ligji për mbrojtje sociale, ku nuk është saktësuar se si përcaktohet nevoja për punësim të ri.

Analiza bërë nga dy institucionet përkujton që plani vjetor i punësimit është, nga ana tjetër, detyrim ligjor sipas Ligjit për punonjësit në sektorin publik.

“Të gjitha normat e papërcaktuara mundësojnë të merren vendimet “kokë bë vete””, thotë Slagjana Taseva, kryetare e Transparencës Ndërkombëtare – Maqedoni, e cila thekson se rekomandimet e analizave do të përbëjnë bazën e një plani aksionar për Strategjinë luftë kundër korrupsionit, të cilën është duke e përgatitur nga KSHPK-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button