Po rritet numri i refugjatëve në ishujt e Greqisë

Numri i refugjatëve në ishujt e Greqisë në Detin Egje sërish ka filluar të shënoj rritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga mesnata në pika të ndryshme të ishullit Lesbos kanë arritur 323 refugjatë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Polcia, në muajin tetor në ishujt Lesbos kanë kaluar 3.474, në Chios 1.820 dhe Samos 556 refugjatë.

Mediat greke situatën në ishujt e krahasuan me kalimet intensive nga Turqia në pranverën e vitit 2015, ndërsa u njoftua se pas arritjes së refugjatëve të rinj kampi refugjatësh Moria në Lesbos me kapacitet prej 3.000 njerëzve ka arritur në 15.000.

Nga ana tjetër, qeveria greke sot vendosi që nga ishulli Symi të sillen refugjatë të rinj në ishullin Leros. Qeveria kohë pas kohe për të pakësuar intensitetin nëpër kampe mund të zhvendos refugjatët në kampe tjera.

Kryetari i Komunës së Leros, Mihalis Kolias, duke reaguar në vendimin për sjelljen e refugjatëve të rinj në ishull, kishte bërë thirrje nga populli që të mbyll portin.

Ai tha se vendimi është i papranueshëm. “Kampi në ishull është për 800 persona. 2.000 të tjerë qëndrojnë nëpër rrugë, në breg”, u shpreh ai.

Gjithashtu edhe komuna për të protestuar vendimin, sot nuk funksionoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button