Erdh nëntori, nuk ka asnjë biletë letre për një udhëtim në transportin publik në Shkup

Megjithëse autoritetet e qytetit kanë premtuar se më 1 nëntor do të fillojë përdorimi i biletës prej letre për një biletë në një drejtim, qytetarët do të duhet të presin pak më gjatë për këtë përfitim.

Realizimi i tenderit për bileta të letrës, së bashku me aplikacionin e ri mobil për transportin publik dhe validuesit shtesë nëpër autobusë, janë ende në pritje.

Nga NQP – Shkupi për “Meta.mk” nuk kishin mundësi të thonë se në cilën datë do të fillojnë të funksionojnë përfitimet e reja për përdorimin e transportit publik të Shkupit. Procesi i zbatimit të kontratës është në rrjedhë e sipër – është shpjegimi i vetëm që na e dhanë nga NQP.

Në korrik të këtij viti, “Telekomi Maqedoni” e fitoi tenderin me vlerë mbi 2.2 milionë euro, me cilin qytetarëve duhet t’u mundësohet të rimbushin biletën “e Shkupit” vetë dhe të kenë një pasqyrë në llogarinë e tyre. Në të njëjtën kohë, me tenderin aktual do të sigurohen 300.000 bileta elektronike prej letre për një vozitje, si dhe 400 validatorë që do të vendosen në autobusët e qytetit. “Telekomi” duhet të zhvillojë një aplikacion mobil, i cili do të paraqesë orarin e linjave të transportit publik në kohë reale.

Vënia në funksion e përfitimeve të reja për qytetarët po prolongohet tashmë disa herë këtë vit. Premtimi i fundit nga fundi i shtatorit ishte se kishte ende po realizohet prova – periudha për realizim të tenderit, e pas përfundimit të tij në qarkullim menjëherë do të hidheshin biletat e reja me një drejtim dhe përfitimet tjera për pasagjerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button