Deputeti u rrah me kamxhik për tradhti

Një burrë në Indonezi është rrahur me kamxhik në publik, sipas një ligji të cilin e mbështeti derisa hyri në fuqi, transmeton TopChannel.

Muklis, deputet i një rajoni tepër konservator në Indonezi, si shumë indonezianë në atë zonë ka vetëm një emër dhe jo mbiemër. Ai u rrah me 28 kamxhikë përpara turmës pasi u kap duke kryer marrëdhënie me një grua të martuar.

Një video e botuar nga agjencia e lajmeve AFP tregon se si Muklis shtrëngon muskujt e fytyrës teksa pret goditjet me kamxhik, ndërkohë që publiku filmonte me celularë.

Ligji i sheriatit hyri në zbatim në shtator të vitit 2015 dhe Muklis ishte një prej atyre që e mbështetën që nga fillimi. Deri tani janë rrahur shumë njerëz, sipas këtij ligji.

15 persona u dënuan vetëm vjet, pesë prej tyre gra, për krime nga më të ndryshmet. Dy burra u rrahën me nga 83 goditje kamxhiku për veprime homoseksuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button