Neos Cosmos (“Bota e Re”), por me fyerje dhe shovinizëm të vjetër

Gazeta australiane “Neos Cosmos” që u dedikohet grekëve në Australi, duke raportuar për një letër proteste nga shoqatat maqedonase nga Australia kundër një festivali të organizuar nga grekët, me kualifikime si në titull ashtu e pjesërisht edhe në tekst ka mbjellë shumë shovinizëm dhe fyerje, transmeton Meta.mk.

Nga termi “grupe shkupjanësh” (Skopjan groups) deri se “po hyjnë në konflikt” e deri te termi “Maqedonasit Grekë” titulli ka bollëk në gënjeshtra që janë ofenduese.

Në fakt, bëhet fjalë për titull të një artikulli që informon se disa shoqata të maqedonasve etnike kanë reaguar ashpër ndaj programit të paralajmëruar për “Dimitria, Festivali i 35-të të qyteteve të binjakëzuar” që ka filloi të shtunën në Melburn, e që duhet të përfundojë me manifestim të madh më 24 nëntor. Festivalin përndryshe e organizon shoqata greke “Uajt Touer” (Kulla e Bardhë) si një formë e lidhjes së Selanikut dhe Melburnit.

Siç shkruan “Neos Cosmos”, “grupet sllave të njohura si”, duke renditur Kongresin botëror maqedonas të Australisë, Këshillin e komunitetit maqedonas të Melburnit dhe Viktorias, dhe Kongresi botëror i maqedonasve të Egjeut i dërguan një letër gazetës në të cilën festivali u mbyll dhe një akt i pacipë i gjenocidit kulturor”, përkatësisht si “përpjekje për të mashtruar publikun australian për aktet e spastrimit etnik dhe marrjes së territoreve me gjenocid nga qeveria greke”, si dhe përfshirjen në festivalin e “përkthimit grek të këngëve sllave popullore”dhe uzurpimin e zakoneve, muzikës dhe kostumeve maqedonase”.

Por jashtë qëndrimeve dhe përplasjeve të maqedonasve etnikë, “Neos Kosmos” me kualifikimin “Shkupjanët”, i cili përndryshe përdoret shumë herë nga Greqia dhe grekët në të kaluarën dhe tani në konotacion ofendues, përveç që fyen, plason edhe të pavërteta – Australianët dhe banorët tjerë të kontinentit me pasaporta nga vendet e tjera që kanë vetëdije etnike maqedonase janë kryesisht pasardhës të të ardhurve nga Egjeu, si dhe ata të tjerët, një pjesë e madhe janë nga rajoni i Pellagonisë dhe Mariovës, por edhe nga pjesë tjera në Republikën e tanishme të Maqedonisë Veriore. Që do të thotë – më së pakti ka shkupjanë.

Veç kësaj “Neos Kosmos” kah fundi i artikullit përmend do farë “grupe greke në Melburn që i përfaqësojnë interesat e Maqedonisë”?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button