Qeveria po e vë në pritje tatimin progresiv për tre vitet e ardhshme

Qeveria do të “ngrijë” tatimin progresiv për tre vjet dhe do të kthejë tatimin e sheshtë. Ministrja e financave Nina Angellovska e arsyetoi vendimin e Qeverisë në një konferencë për shtyp sot, transmeton Meta.mk.

“Është analizuar periudha e gjashtë muajve të parë të këtij viti deri me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar. Efekti i tatimit progresiv dhe tatimit më të lartë të të ardhurave personale është se kjo për efekt ka pas evazion fiskal, përkatësisht janë humbur rreth 50 përqind të të ardhurave tatimore që kanë mund të mblidhen. Pabarazia është ulur me një përqind, do të thotë një përmirësim i vogël në shpërndarjen e të ardhurave”, tha Angelovska.

Ajo shtoi se në 36 muajt e ardhshëm, niveli i taksës 10 përqind do të zbatohej për të ardhurat nga puna, vetëpunësimi, të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura dhe shitja e produkteve bujqësore të veta.

“Ai gjithashtu do të vihet në pritje dhe norma 15 përqind ose 10 përqind do të zbatohet gjithashtu për të drejtat e pronësisë industriale, nga qiraja dhe nën qiraja, kapitali neto, fitimet kapitale, sigurimet dhe të ardhurat e tjera”, shtoi ajo.

Ministria e financave propozon edhe shtyrje tre-vjeçare edhe për tatimin e fitimit të kapitalit nga letrat me vlerë si edhe për dispozitën për tatim të të ardhurave nga interesi i depozitave.

Angellovska theksoi se nuk bëhet fjalë për heqje të masave, por thjesht shtyrje për tre vite, periudhë gjatë së cilës si ministri kompetente ata do t’i përkushtohen hartimit të zgjidhjeve optimale dhe rritjen e vetëdijes dhe besimit në sistemin e tatimor. Sipas saj, tatimi progresiv u fut në përdorim në kohë të keqe, përkatësisht kur qytetarët dhe kompanitë nuk ishin të përgatitur dhe nuk kishin besim të mjaftueshëm në sistem për të paguar më shumë.

Ndryshime ka edhe në Ligji për vlerën e shtuar, përkatësisht pragu i regjistrimit për TVSH është rritur nga një në tre milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button