Ushtria pajisjet me mbrojtëse atomike, biologjike dhe kimike

Radmila Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes sot ishte në kazermën “Gjorçe Petrov” për të kontrolluar pajisjet e reja për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike (MABK), që janë pjesë e donacionit nga Komanda evropianë e forcave të armatosura të SHBA-ve, transmeton Portalb.mk.

Në MABK përfshihet: maska, çizme e kostume mbrojtëse, filtra për maska, mbrojtje për këmbët, shishe ajri për maskat mbrojtëse, megafonë për maska mbrojtëse dhe kompresorë ajri.

Ndërkohë ministrja u shpreh se është në pritje të plotësimit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Momenti kur vitin e kaluar arritëm të pranojmë pothuajse 400 ushtarë të rinj ishte pozitiv, ndërsa këtë vit shpresoj deri në fund të vitit numri do të shtohet për 250 tjerë. Dje patët rastin të shihni si e zgjidhëm plotësisht çështje e 97 ushtarëve profesional të cilët këtë vit kanë mbushur 45 vjet dhe për të gjithë siguruam vende pune të mira dhe mirë të paguara“, tha Shekerinska.

Kjo është faza e parë e donacionit, derisa donacioni i plotë do të kompletohet gjatë vitit 2020. Në kuadër të donacionit nga fillimi i vitit të ardhshëm është përfshirë edhe trajnimi për të gjithë pjesëtarët të cilët do ta shfrytëzojnë pajisjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button