fbpx

U mbajt prezantim dhe punëtori për përgatitjen e resurseve të hapura arsimore në shkollën fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”

Në shkollën fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizar, të enjten anëtarë të Fondacionit “Metamorphozis” kanë realizuar prezantim dhe punëtori në bashkëpunim me një pjesë të stafit mësimdhënës, në kuadër të projektit “Resurse të hapura arsimore” (RHA). Përmes prezantimit të koncepteve të RHA, stafi mësimdhënës u njoh me përfitimet e zbatimit të këtij koncepti dhe pa shembuj të përdorimit të rregullt të resurseve arsimore të hapura në mësimdhënie. Kështu, mësuesit morën një pasqyrë më të qartë të RHA dhe u zhvillua një diskutim se si mund t’i përdorin këto avantazhe në mësimet e tyre shkollore. Në kuadër të punëtorisë, trajnerët jo vetëm që prezantuan pjesëmarrësit me mënyrat dhe mjetet që mund të krijojnë resurse të hapura arsimore, por ata gjithashtu theksuan se si t’i mbrojnë ata me licencat “Creative Commons” për të lehtësuar ndarjen por dhe mbrojtjen e disa prej të drejtave të autorit, njofton Meta.mk.

Punëtoria ishte interaktive dhe të gjithë të pranishmit patën mundësinë të mbrojnë resurset e tyre arsimore, si dhe të përpiqen të krijojnë të reja që janë licencuar siç duhet nën licencat “Creative Commons”. Në të njëjtën kohë, theks i veçantë iu dha krijimit të Resurseve të Hapura Arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë, përkatësisht krijimin dhe ndarjen e tyre.

Projekti “Resurse të Hapura Arsimore” mbështetet nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” – Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button