Vizita e parë jashtë BE-së e Presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli do të jetë në RMV

Të hënën dhe të martën, më 4 dhe 5 nëntor, në vizitën tij të parë zyrtare, jashtë Bashkimit Evropian, kryetari i Parlamentit Bashkimit Evropian, David Sassoli, do të viziton Shkupin, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës, kryetari Sassoli do të takohet me kryeministrin Zaev, si dhe presidentin Pendarovski. Ai gjithashtu do të ketë bisedime me krerët e partive politike parlamentare, kryetarin e parlamentit Xhaferi, dhe do t’i drejtohet Parlamentit.

Në fillim të vizitës, kryetari Sassoli do të hap Europe House në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe do t’i bashkëngjitet debatit të ambasadorit Zhbogar me nxënësit në temën “Vizioni i rinisë për BE-në”.

Pas rinovimit të ish Info Qendrës së BE-së që tani më është shndërruar në Europe House dhe e cila do të funksionon si një qendër e të rinjve, që ofron përmbajtje bashkëkohore, atraktive dhe inovative. Europe House do të funksionon si platformë që do të mirëprit të rinjtë nga të gjitha fushat e jetës që t’i lidh ato me njerëz dhe mundësi, dhe ku do të shkëmbejnë ide që të zhvillojnë potencialin e tyre. Në debatin me presidentin Sassoli do të marrin pjesë nxënës nga Berova, Centar Zhupa, Demir Hisari, Kavadari, Koçani, Shkupi, Struga, Strumica, Tetova, Valandova dhe  Vinica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button