Shkup, Gjermania feston 100 vjetorin e Bauhausit me ngjarje artistike

Nga 4 nëntori, Ambasada gjermane dhe Instituti “Gete” në Shkup, do të shfaqin para publikut të Maqedonisë, institutin më me ndikim arsimor gjerman në fushën e Arkitekturës, Artit dhe Dizajnit- Bauhaus, që këtë vit feston 100 vjetorin e tij. Ngjarja mbahet në Kinotekën dhe Muzeun e artit bashkëkohor, transmenton Portalb.

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup në bashkëpunim me Muzeun e artit bashkëkohor paraqesin 50 fotografi nga Gjermania dhe bota, nga fotografisti berlinas Zhan Molitor. Fotografitë tregojnë arkitekturën moderne në gjitha aspektet e mundshme të saj. Zhan Molitor ka udhëtuar nëpër gjithë botën për dhjetë vite dhe është frymëzuar nga vizioni për të krijuar një arkiv ndërkombëtar fotografish të ndërtesave moderne.

Të hënën, 4 nëntor, instituti Gete në Shkup e hap ekspozitën “bauhaus imaginista” në Kinotekë.

Ftesë për ekspozitë
Ekspozita

Fotografisti personalisht do të prezantojë projektin e tij në Shkup të martën më 5 nëntor 2019 në ora 20:00 në Muzeun e Artit bashkëkohor.

Të mërkurën, me datë 06.11.2019 në orën 19:00, në të njëjtin vend do të shfaqet filmi “Fryma e Bauhausit” nga Nils Bollbriker dhe Tomas Tillsh. Në vijim do të ketë një diskutim me temën “Kuptimi i Bauhausit në Shkup”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button